Rritet numri i shkurorëzimeve në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar Statistikat e Shkurorëzimeve për vitin 2023.

Sipas statistikave në vitin 2023 ka pasur më shumë çifte të shkurorëzuara se një vit më parë, shkruan IndeksOnline.

Njoftimi i plotë:

Në vitin 2023, janë regjistruar 2 212 shkurorëzime. Numri më i madh i shkurorëzimeve, sipas komunave, ishte në: Prizren (199 raste) ose 9,0%; Prishtinë (185 raste) ose 8,4%; Mitrovicë (165 raste) ose 7,5% etj.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte viti i dytë me 9,8%, viti i parë me 8,0% dhe viti i katërt me 7,1% e të shkurorëzuarve etj.

Nga të dhënat statistikore, shihet se shkurorëzime (brenda Kosovës), janë regjistruar më shumë në vitin 2023, krahasuar me vitin 2022

Numri i Shkurorëzimeve brenda Kosovës 2023, krahasuar me vitin 2022

Te shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominonin femrat e moshës 25-29 vjeçare me 426 shkurorëzime ose 19,3 %, kurse tek meshkujt dominonte mosha 30-34 vjeçare me 457 shkurorëzime ose 20,7%.

Shkurorëzimet sipas grup-moshës së gruas dhe burrit, 2023

Lexo edhe:  Gjuajtje me armë zjarri në një restorant në Lipjan