Aksident i rëndë trafiku në Qeskovë Klinës, ka të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para disa orësh në fshatin Qeskovë në Klinë.

Sipas informacioneve të para, dy persona kanë pësuar lëndime trupore, teksa në pamjet e publikuara shihet se janë shkaktuar dëme të mëdha në veturën e aksidentuar.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

 

Lexo edhe:  “Radoiçiq gëzon respektin e serbëve të Kosovës”: Kryetari i Shtërpcës me fjalë të mëdha për kriminelin e arratisur