Dhunë në një familje në Suharekë: Burri e bën për spital bashkëshorten, arrestohet dhe ndalohet

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë.

Gratë janë ato që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët dhe kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Suharekë, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se gruaja e ka denoncuar bashkëshortin e saj, për të cilin ka deklaruar se e ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore, për çka ka marrë trajtim mjekësor.

Njësitet janë vënë në lëvizje pas denoncimit të rastit dhe kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin.

Ndaj tij, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar të nisin hetimet për veprën penale “Dhunë në familje”.

Lexo edhe:  Konkursi për dy mjekë në Lipjan: Kandidatit që i plotësoi kriteret iu zbritën 10 pikë për përgjigje të sakta