8 vjeçarja humb jetën pasi goditet nga makina, nëna e saj kap kokën me duar kur sheh vajën të shtrirë në tokë

Rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit, në Shqipëri, një automjet me drejtues shtetasin G.Gj., 18 vjeç, ka përplasur të miturën S.S., 8 vjeçe, nga Sllovakia.

Si pasojë e përplasjes 8 vjeçarja ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, shkruan Top Channel.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

JOQ ka pubikuar një video mund të shihet momenti kur mamaja i afrohet vajzës së shtrirë në rrugë, ndërsa qan dhe vë duart në kokë.

 

Lexo edhe:  Raportohen të vjedhura dy vetura në Lipjan