Rast i tmerrshëm në Prizren: Viktima gjendet në tokë pasi u ther me thikë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren pranë mesnatës së të shtunës.
Një person është gjetur i lënduar rëndë i shtrirë në rrugë pasi dyshohet se është therur me thikë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor. Në raport njoftohet se i dyshuari është dërguar në Spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan Gazeta Insajderi.
Sipas policisë, të dyshuarit besohet ta kenë hedhur nga vetura e tyre në rrugë pasi kanë kryer aktin kriminal dhe të jenë larguar në drejtim të panjohur. Ende nuk ka të arrestuar.
“Lagja Bazhderhane, Prizren 06.07.2024 – 23:50. Viktima mashkull kosovar, është dërguar në spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi që i njëjti është gjetur i shtrirë në rrugë i sulmuar me thikë (mjetë të mprehtë) nga persona ende të pa identifikuar të cilët pasi e kanë sulmuar, nga vetura e tyre e kanë hedhur në rrugë dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, njofton PK’ja.
Rasti vazhdon të jetë nën hetime, sipas policisë.