Polici kërcënohet nga vëllai i tij, shkak një konflikt pronësor

Një polic i Kosovës është kërcënuar nga vëllai i tij, mbrëmjen e kaluar në Prizren

Siç mëson Gazeta Sinjali i dyshuari kërcënimin e ka pranuar derisa ishte në vendin e tij të punës.

Shkak i konfliktit mes dy vëllezërve del të jetë një konflikt pronësor.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, e cila ka njoftuar se rasti ka ndodh mbrëmë rreth orës 20:20.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e punës, është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar”.

Lidhur me ngjarjen është njoftuar prokurori, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt

Lexo edhe:  Momenti kur tre persona bien në lumë në Novi Pazar – dy vdesin