Zjarri në bodrumin e objektit banesor në Emshir, Policia zbardhë detajet e fundit për rastin

 

Në lagjen Emshir të Prishtinës, parmbrëmë pas mesnate një veturë e një zyrtari të shtetit u dogj në bodrumin e një banese.

Si shkak i zjarrvënies edhe disa vetura të tjera kanë marrë flakë.

Për rastin ka reaguar sot edhe Policia, e cila ka dhënë detajet përfundimtare për zjarrin që përfshiu bodrumin e një objekti banesor në Emshir.

Sipas raportit zyrtar nga zjarri janë dëmtuar edhe tetë vetura tjera, si dhe 15 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të panikut dhe tymit.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të cilat e kanë lokalizuar zjarrin si dhe njësia e KEDS-it të cilët kanë bërë shkyçjen e rrymës nga objekti. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet në raport.

Ndryshe, inspektori për mbrojtjen nga zjarri, Muharrem Beka, ka thënë dje se “zjarri ishte i qëllimshëm”.

“Personi i dyshuar është kapur nga kamerat e sigurisë. Nuk ka dyshim se zjarri është i qëllimshëm. Personi në fjalë është parë si e shkakton zjarrin”, tha Beka.

Tutje, ai dha detaje për rastin.

“Vendi ku ka ndodhur rasti ka pasur masa të sigurisë, ka pasur laura, ka pasur kamera, ka pasur ndriçim. Tymi ka hyrë brenda hyrjes së ndërtesës”, tha Beka.

Lexo edhe:  Pesë persona të lënduar në aksidentit te “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë