Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i ndryshueshëm. Paradite me diell dhe mjaft i nxehtë.

Nga mesdita apo pasdite parashihen zhvillime mjaft të fuqishme konvektive dhe si pasojë vende-vende do të fillojnë rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër të cilat orëve të pasdites do të vijnë duke u zgjeruar në shumë pjesë të Kosovës. Vende-vende mund të ketë shtrëngata të fuqishme kalimtare me breshër.

Temperatura maksimale deri në 32 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme konvektive që do të kushtëzojnë destabilizim masiv të atmosferës. Vende-vende priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Temperaturat do të pësojnë ulje kryesisht të lehta sidomos në kohen e reshjeve.

Edhe dita e Enjte parashihet të jetë jashtëzakonisht jo-stabile me zhvillime të stuhive të fuqishme të shiut me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër, ku vende-vende mund të ketë edhe vërshime të shpejta.

Stuhitë do të humbin intensitet ditën e Premte kur na pret një ditë pak më e freskët, por ende me mundësi për rrebeshe lokale shiu.

Fundjava stabile dhe kryesisht me diell si dhe me rritje të temperaturave./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Momenti kur automjeti i Bernard Ndrecës shpërthen sapo ai hipën në të