E trishtë: Ky është personi që u gjet i vdekur brenda veturës në Sllatinë

Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast që ka ndodhur në Sllatinë, ku zyrtarët policorë rrethuan me shirita një lokacion ku ndodhej një veturë.

Gazeta Sinjali mëson se personi që u gjet i vdekur brenda veturës është: Klejdi Biraku, rreth 30-vjeçar.

Në vend të ngjarjes është gjetur edhe një thikë, mëson Gazeta Sinjali nga burimet e saja.

Ndryshe, lajmin për një person që është gjetur pa shenja jete e ka konfirmuar edhe Policia.

“Rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë brenda një veture në fshatin Sllatinë.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, mashkull”.

“Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato të ekzaminimit, me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”,

Lexo edhe:  Kishte 6 ditë që ishte martuar, si humbi jetën tragjikisht kushëriri i Kiara Titos