Mitrovicasi që vdiq pas aksidentit me motoçikletë do të varroset sot

Qyteti i Mitrovicës është tronditur dje me vdekjen e të riut, Qendrim Ferati.

I ndjeri dje ka ndërruar jetë pas aksidentit të shkaktuar rrugës për “Dudi Kerrsh” në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, shkruan Jepi zë.

Ndërkohë familja ka njoftuar për detajet e ceremonisë së varrimit.

Familja tha se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot nga ora 16:42 në varrezën e fshatit Vërrnicë.

Postimi i plotë:

Njoftim mortor!

“Të Allahut jemi dhe tek ai do kthehemi!”

Me datën 23.06.2024, me dhimbje të thellë, njoftojmë miqtë, shokët e dashamirët tanë se ka ndërruar jetë më i dashuri jonë Qëndrim Ferati, pas një aksidenti të rëndë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot me datë 24.06.2024 me namazin e ikindisë 16:42, në fshatin Vërrnicë – Mitrovicë.

Të pikëlluar e gjithë familja FERATI

Lexo edhe:  Të shtënat te ‘Bregu i Diellit’: Zbulohet kush janë dy personat që u plagosën – dërgohen në QKUK