Babai raporton në polici se vajza e tij është zhdukur, s’di asgjë për vendndodhjen e saj
Një prind në Ferizaj ka lajmëruar në polici vajzën e tij si të zhdukur.
Ai ka raportuar se vajza e tij është larguar në drejtim të panjohur dhe nuk di asgjë për vendndodhjen e saj.
Rasti po hetohet.
Njoftimi:
PERSON I ZHDUKUR
Rr. Vëllezërit Gërvalla, Ferizaj 22.06.2024-17:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare, është larguar në drejtim të panjohur dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime.