Zhduket një burrë nga Peja, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur
Valon Pupovci nga Peja, 46 vjeçar, qe pesë ditë është zhdukur dhe familja nuk kanë informata për vendndodhjen e tij.
Familjarët e Valonit thanë për Insajderin se ai vuan nga një sëmundje psiqike dhe pothuajse që dy vite ka qenë duke u trajtuar në qendrën rehabilituese në Shtime.
Sipas familjarëve, para pesë ditëve Valoni ka ikur nga qendra rehabilituese në Shtime dhe ka shkuar në Pejë. Por me datën 14 qershor ka hypur në autobus për Prisshtinë dhe që nga ai moment nuk kanë informacione më për të.
“Valon Pupovci 02.07.1978 i lindur Peje.Personi vuan nga një sëmundje psiqike per këtë arsye qe afër 2vite është pjes qendres rehabilituese ne Shtime por para 5dite ka ikur nga aty dhe ka ardhur ne Peje. Por pastaj ka hypur ne autobus per ne Prishtine me daten 14.06 dhe qe nga ai moment nuk dihet me per te”, tha familjari i tij.