Fertilizmi i asistuar mjekësor do të ofrohet për herë të parë në institucione publike
Kryeministri, Albin Kurti, ka vizituar Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
Pas një investimi mbi 5 milionë euro Kurti ka thënë se përveç renovimeve të tjera në këtë klinik do të ketë vendimin qendror dhe klimatizim për herë të parë.
Gjithashtu ky investim përfshin edhe fertilizimin e asistuar mjekësore që do to të ofrohet për herë të parë në institucione publike ka theksuar Kurti.
“Klinika e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është gati. Hapësira më të mira, shërbime të reja, mjedis më i rehatshëm. Nga tetë shtretër për një dhomë, tani do të jenë vetëm dy, me banjo përkatëse dhe nyje sanitare. Klinika ka hapësirë të veçantë për shërbimin e mjekësisë fetale dhe amniocentezës të cilat kanë munguar deri tani në shëndetësinë publike, dhe për herë të parë ka ventilim qendror dhe klimatizim.Investimi prej rreth 5.5 milionë euro përfshin fertilizimin e asistuar mjekësor (IVF) që gjithashtu do të ofrohet për herë të parë në institucione publike me një çmim të përballueshëm”, shkroi Kurti.
Kryeministri theksoi se krahas shtesave mujore për to dhe fëmijët, po e shtohet kujdesi meritor për nënat e reja, shëndetin e tyre dhe foshnjat që i presin.