Zbulohen emrat e gjashtë personave që u rrahën në një kafeteri në Lipjan, përfundojnë në ndalim policor

Gjashtë persona përfunduan mbrëmë në prangat e Policisë pas një përleshje mes tyre në një kafeteri në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan.

Për motive akoma të panjohura, të dyshuarit u rrahën, por nuk i shpëtuan arrestimit.

Të dyshuarit tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor dhe lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se gjashtë të dyshuarit janë:

Arian Luma,

Shpresim Xhemajli,

Egzon Banulla,

Euron Banulla,

Esmir Banulla,

Fatlind Banulla.

Rrahja ka ndodhur në lokalin “Green Bar”, ku më pas intervenoi edhe Policia.

Fillimisht të dyshuarit kanë marrë trajtim mjekësor në spital e më pas janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndaj tyre është iniciuar rasti

Lexo edhe:  Vodhi një veturë, policia arreston një femër në Mitrovicë