Gjest i rrallë human: Në Natën e Bajramit dhurohet një banesë në Vushtrri nga një biznesmen që deshi të mbetej anonim

Duke respektuar parim fetar dhe njerzor të bamirësisë, një ndërmarrës i njohur në vend ka dhuruar një banesë për një familje në nevojë nga Vushtrria.Çelësat e kësaj banese familjës ia dorëzoi Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri Prof. Dr. Ejup Haziri.

Njoftimi i plotë nga shoqata “Bereqeti” në Vushtrri:

Në natën e Kurban Bajramit, përmes një donatori anonim (Biznismen i suksesshëm në vendin tonë), Shoqata “Bereqeti” në Vushtrri dhuroi një Banesë për një familje nevojtare. Çelësat e kësaj banese familjës ia dorëzoi Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri Prof. Dr. Ejup Haziri.
Allahu e shpërbleftë donatorin e kësaj banese, ndërsa familja e gëzoftë banesën.

Lexo edhe:  Vdes ish-i burgosuri politik dhe juristi i njohur