Ky është hajni i arrestuar që dyshohet për vjedhje të rënda në Kaçanik

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, raste këto mjaft shqetësuese, që po shkaktojnë humbje e pasiguri te bizneset.

Një ndër hajnat që po dyshohet se ka kryer disa vjedhje në Kaçanik, tashmë ka rënë në prangat e Policisë.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht identitetin e të dyshuarit që ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që po dyshohet edhe për disa raste të vjedhjeve është Isak Reka.

Sipas Policisë, arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se i dyshuari ka qenë i përfshirë në raste të vjedhjevë të rënda.

Rasti i fundit ka ndodhur në një ordinancë private, ku i riu ka arritur të vjedhë para të gatshme.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  “Dil ma shpejt se s’kom vakt”/ Shoferi ‘kapadai’ i Trafikut Urban kapet me udhëtaren me fëmijë në karrocë