E dhimbshme: Ky është 60-vjeçari që dyshohet se i sha fund jetës në Pejë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në rrugën “Vëllezërit Kastrati” në Pejë, ku një person është gjetur pa shenja jete dhe dyshimet e para janë se ka kryer vetëvrasje.
Motivet e rastit akoma nuk dihen, por që tashmë Policia ka nisur hetimet.
Siç mëson Sinjali, viktima që dyshohet se i dha fund jetës është Shefqet Dreshaj, i cili punonte si taksist.
I ndjeri u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij, ku edhe u konstatua vdekja nga ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes.
Lajmin është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova njoftoi se me vendim të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti cilësohet ” Hetim i vdekjes”.