I jepet lamtumira e fundit llapjanit i cili vdiq në Qabe, u varros në Mekë

I është dhënë sot lamtumira e fundit, haxhiut nga Podujeva, Muharrem Gashi, i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm në vendin e shenjtë të Qabes.

Gashi humbi jetën derisa po kryente ritualet e haxhit, ndërkohë që për ndarjen e tij nga jeta njoftuan familjarët e tij.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!” Njoftojmë besimtarët dhe opinionin e gjerë se sot, më 13 qershor 2024, në mëngjes, në Meke, ka ndërruar jetë haxhi Muharrem Gashi nga Podujeva, i cili këtë vit ishte në mesin e besimtarëve që udhëtuan drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin”, u tha në njoftim.

Namazi i të ndjerit iu fal sonte në Qabe me namaz të jacisë, ndërsa varrimi i tij u bë në varrezat e Mekës, nën përcjellje edhe të udhëheqësve të haxhit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Lexo edhe:  Medaljen e fituar në Spanjë, polici ia dhuron familjes së Afrim Bunjakut