E rëndë: Vdes në spital fëmija rreth 3 vjeçar që u godit nga traktori në Rahovec

Dje rreth orës 17:30 ka ndodhur një rast i rëndë për familjen Dina nga qyteti i Rahovecit, ky dyshohet se nga pakujdesia e shoferit të traktorit, një fëmijë ka gjetur vdekjen.

Nga informacionet e para thuhet se një persona duke lëvizur mbrama me traktor, nga pakujdesia ka goditur një fëmijë rreth 3 vjeçar.

Sinjali mëson se viktima pas plagëve të marra, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Vdekjen e tre vjeçarit e ka konfirmuar stafi mjekësor dhe trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Lexo edhe:  “Ti ke qenë ministër, ke hangër prej asaj qeverie” – Përplasja II mes Dugollit dhe Berishës