Serbia u mundua ta shfarosë por familja Jashari jeton dhe po rritet e forcohet më shumë

Mbrëmë familja e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit, ka pasur një gëzim.

Besim Jashari, djali i ish-kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari dhe nipi i heroit Hamëz Jashari është fejuar.

Ceremonia e fejesës u zhvillua te varret e Jasharëve. Më pas, familja është mbledhur bashkë me shumë të afert të tjera për ta festuar këtë fejesë.

Nga një fotografi e publikuar, shihet se familja me në krye Rifat Jasharin është rritur dhe tani pasardhësit e të rënëve për liri po e gëzojnë jetën.

Lexo edhe:  E tmerrshme/ Qeni i hyri në oborr pejanit dhe e kafshoi, publikohen pamje të rënda nga sulmi