Lajm i hidhur: Vdes vajza 2 vjeçare nga Ferizaj
Një ngjarje e rëndë e ka kapluar familjen Kadriaj, e cila ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjares së tyre.
Në moshën 2 vjeçare ka ndërruar jetë vajza Aishe Kadriaj, përcjell Jepi zë.
Lajmi u bë i ditur në rrjetet sociale nga familjarët e voglushes.
Ajo do të varroset nesër në kohën e namazit të drekës në fshatin Gërlicë të komunës së Ferizajt.