Aksident mes një biçiklete dhe veture në Dobërdelan të Suharekës, lëndohet rëndë një 14 vjeçar

Një aksident mes një veture dhe një biçiklete ka ndodhur në Dobërdelan të Suharekës ditën e së shtunës, ku dyshohet se një i mitur është lënduar rëndë.

Si pasojë ka pësuar lëndime të rënda çiklisti i mitur i moshës 14 vjeçare.

Rastin Sinjalin, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ku tha se çiklisti po trajtohet në spital dhe rasti është cilësuar si lëndim i rëndë trupor.

“Një aksident rreth orës 19:25 ka ndodhur në Dobërdelan të komunës së Suharekës, ku janë përfshirë një veturë dhe një biçikletë. Si pasojë e kësaj ka pësuar lëndime të rënda çiklisti, i lindur në vitin 2010. Me rastin për merret njësia e trafikut rajonal”, tha Gashi.

Lexo edhe:  Foshnjat e grevës s’po i “njeh” shteti