Qytetari e denoncon INTEREX-in se po shet proshutë me afat të skaduar, Inspketorët e AVUK i gjejnë në depo sasi të madhe të mishit
“Jepi zë” sot ka pranuar një ankesë nga një qytetar i Mitrovicës se në Interex-Zhabar po shitet proshutë me afat të skaduar.
Redaksia jonë menjëherë ka kontaktuar inspektorët e AVUK por fotot nuk i ka publikuar deri në inspektim, pasi nga herat e kalume kur “Jepi zë” publikon produktete me afat të skaduar, zyrtarët e marketit pastaj po i largojnë para se të shkojnë inspektorët.
“Në ekspozim në shitje nuk eshte gjetur produkti i njejtë.Mirëpo në kontrollë në depo ështe gjentur i njejti produkt 50 copë x 255 gr-12.500 gram.Produkti është asgjesuar në kontinierin e kompanisë dhe lënda shkon në kundërvajtje në gjykatë duke u bazuar në te dhënat e juaja”, shkruhet në përgjegjen e inspecionit të AVUK në Mitrovicë për Jepi zë.
Në foto shihet paketimi i gjetur nga qytetari dhe sasia e madhe e mishit të asgjesuar nga inspektorët
Ndryshe “Jepi zë” vazhdimisht po raporton për produktet që hasen nga qytetarët dhe që janë me afat të skaduar.