Aksident i rëndë, dy persona të lënduar – njëri shihet i shtrirë në rrugë

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 16:30, në rrugën “Afrim Zhitia” në kryeqytet.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Lexo edhe:  Hoti ju bën thirrje deputetëve të votojnë pro Trustit: Nuk është zgjidhja e duhur, por është zgjidhja e vetme