Hamza: I prekur nga lajmi për ikjen në amshim të Agim Vatovcit

Ka vdekur sot aktivisti i shquar nga Vushtrria, Agim Vatovci.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza tha se është prekur nga lajmi për humbjen e Vatovcit.

“Agimin e kam njohur prej vitesh. Gjithmonë i buzëqeshur, optimist dhe i palëkundur në aktivizmin dhe avokimin për të drejtat e njeriut.

Do ta kujtoj gjithmonë si njeri pozitiv e punëtor.

U prehtë në paqe shpirti i tij!

Ngushëllime të sinqerta familjes.”, ka shkruar Hamza.

Lexo edhe:  Prostitucioni lëshon rrënjë në Prizren, bien në pranga pesë persona – në mesin e tyre një 76-vjeçar