Ky është tekniku i shkollës në Ferizaj i denoncuar për sulm seksual ndaj nxënëseve

Vajzat e mitura po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve e sulmeve seksuale.

Të tilla ngjarje bëhen edhe më shqetësuese kur ndodhin në institucione arsimore. Sinjali raportoi mbrëmë se kështu dyshohet se ka ndodhur në shkollën fillore të mesme të ulët “Hajriz Muhadini” në fshatin Dremjak të Ferizajt, ku një punëtor teknik është denoncuar se ka sulmuar seksualisht disa nxënëse.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije ekskluzivisht se i dyshuari është Lumni Muhaxheri, rreth 53-vjeçar.

Rasti dyshohet se ka ndodhur brenda hapësirave të shkollës dhe më pas është denoncuar nga nxënëset.

Pas raportimit të rastit, në kuadër të veprimeve hetimore, viktimat kanë dhënë deklaratat e tyre dhe kanë rrëfyer se si kishte ndodhur ngjarja.

I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

Lexo edhe:  Detaje të rënda nga vrasja në Shkup: Autorët u shtirën si policë, dogjën makinën pas breshërisë së plumbave