Mbi 10 milionë euro kanë paguar kosovarët për të shkuar në Haxh këtë vit
Këshillat e Bashkësisë Islame i Kosovës kanë filluar përgatitjet për nisjen e besimtarëve për në haxh. E si çdo vit tjetër edhe këtë herë numri i kosovarëve që do të udhëtojnë për në Mekë e Medinë është goxha i madh.
Sipas BIK-ut këtë vit janë 1576 besimtarë nga Kosova që do të nisën për në haxh më 2 qershor.
Ndërsa siç ka mësuar Periskopi nga disa persona që do nisen për Haxh, ata kanë paguar hiç më pak se 6450 euro për të kryer këtë obligim fetar.
Nëse e bëjmë një llogaritje të thjeshtë del se mbi 10 milionë euro ka kushtuar gjithsej Haxhi i 1576 kosovarëve.