Elshani: S’kemi negociuar me terroristët e Banjskës, as s’i kemi lëshuar, ata ikën vetë

Një raport i publikuar nga ICG ka rikthyer temën e sulmit terroristë në Banjskë.

Konstatimi i tyre se KFOR-i kishte negociuar me terroristët e Banjskës është demantuar nga forca e NATO-s, ndërkohë që edhe ICG e kanë përmirësuar raportin e tyre.

Por s’e s’kanë negociuar në asnjë moment me dikë prej grupit terrorist e ka thënë në T7 zv.Drejtori për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se policët e kanë pasur obligim që ta ruajnë veten, dhe se në asnjë moment s’ka qenë qëllimi të vriten njerëz

“Polictë e kanë pasur obligim me e ruajt veten. Në asnjë moment ne nuk kemi pasur qëllimme vra. Qëllimi jonë ka qenë me e marrë territorin, me i marr provat, em e heq rrezikun, mos me u dëmtu njerëzit. Gjatë këtij procesit janë vrarë tre e janë nxanë të gjallë tre. Na u ka vra edhe një polic i joni sëpari”, ka thënë Elshani.

Ai tutje ka thënë se s’ka pasur negociata dhe as nuk i kanë lëhsuar terroristët, por thotë se ata kanë ikur vetë.

“Absolutisht nuk shoh kurgjo të keqe që na nuk kemi hasë në këta njërëz, këta që kanë ikë. Nuk po them që i kemi lëshu, as s’kemi negociu, as s’i kemi lëshu, ata janë ikë.Nuk kemi pasur kontakt, s’e kemi ditë kush janë”, ka thënë Elshani

Lexo edhe:  Turqia goditet sërish nga tërmeti