Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale të cilat pritet të zhvillohen dhe të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Vende-vende mund të ketë edhe breshër. Reshjet do të jenë të karakterit lokal, pra disa zona rrebeshe të forta dhe breshër e shumë zona tjera me pak reshjet ose pa reshje fare. Temperatura maksimale 25 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kugin ë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpeshta të cilat pritet të marrin karakter zhvillimi të fuqishëm duke kushtëzuar rrebeshe të forta shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Vende-vende priten rrebeshe mjaft intensive sidomos në shumë vise të Shqipërisë.

Edhe e enjtja me intervale kohore me diell dhe rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të premten dhe të shtunën më nxehtë dhe më stabil, megjithatë mund të ketë reshje të izoluara. Më shumë vranësira dhe rrebeshe shiu në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë. Në viset tjera kryesisht me diell dhe ndonjë zhvillim të izoluar. Të dielën pasdite destabilizim i fuqishëm i atmosferës me rrebeshe dhe shtrëngata lokale./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Edhe veteranët marrin shtesën prej 100 euro