25 vjet burgim për të riun që e vrau nënën e tij në Pejë
I riu Urim Hyseni i akuzuar për krimin makabër në Pejë, në prill të vitit të kaluar, është shpallur sot fajtor dhe është dënuar me 25 vjet burgim, raporton Gazeta Sinjali.
Hyseni akuzohet se e privoi nga jeta nënën e tij, Hyrije Broqi Hyseni, duke ia prerë kokën me thikë. Për më tepër, ai dyshohet se kreu akte kanibalizmi, duke i pirë gjakun së ëmës.
Aktgjykimi është shpallur sot nga Gjykata Themelore në Pejë, mëson Sinjali.