Goli i Granit Xhakës ia fiton Kupën e Gjermanisë Bayer Leverkusenit

Skuadra e Bayer Leverkusenit ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Kaiserslautern, në ndeshjen finale të Kupës së Gjermanisë.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori shqiptar, Granit Xhaka.

Xhaka shënoi një eurogol nga distanca në minutën e 16’të dhe mjaftoi ky shënim për ta shpallur kampion në DFB Pokal skuadrën e Xabi Alonsos.

Kujtojmë që ky ishte titulli i dytë këtë sezon për Leverkusenin, pasi triumfit në Bundesliga.

Lexo edhe:  Gjobiten dy shoferë me nga 500 euro për shkak të garave të shpejtësisë, u merret patenta për 1 vit