Ndahet nga jeta avokati nga Gjakova, Gani Gexha

Është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare, avokati nga Gjakova, Gani Gexha.

Lajmin e hidhur e kanë dhënë familjarët e tashmë të ndjerit, ku kanë dhënë edhe detajet e ceremonisë mortore.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e nesërme (e dielë) në ora 15:00, në varrezat e qytetit.

Ndërkohë e pamja do të mbahet në shtëpinë e të ndjerit, rruga “Mithat Frashëri”.

Lexo edhe:  “Me liberalizimin e vizave, gjysma e të rinjve do të largohen”, statistikat e ASK-së alarmojnë për tkurrje të popullsisë