Aksident mes tre veturave te “Ura e Moglices” në Gjakovë, dyshohet për disa të lënduar

Një aksion trafiku ka ndodhur në orët e sotme të pasdites te “Ura e Moglices” në Gjakovë.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamjet nga aksidenti, ku sipas të njëjtëve, në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

Nga ky aksident raportohet edhe për disa të lënduar, ndërkohë që Policia sipas pamjeve tashmë ndodhte në vendngjarje.

Gazeta Sinjali ka pyetur Policinë lidhur me këtë rast, por që deri në këtë moment ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Lexo edhe:  Eksperti Ridvan Tahiri mesazh ndaj policëve: Mos ki mëshirë ndaj atij që të do të vdekur, ti vlen më shumë se sa 100000000000 plaçkitës