Pas ndeshjes Trepça – Golden Eagle Ylli, lëndohen dy persona

Dy persona kanë mbetur të lënduar në Mitrovicë pas ndeshjes Trepça – Golden Eagle Ylli.

Këtë për Insajderin e konfirmoi zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti teksa shtoi se të njëjtit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 21:30, është raportuar se dy persona të lënduar nga mjeti i mpreht kanë kërkuar tretman mjekësor në emergjencen e spitalit rajonal në Mitrovicë”, tha Zahiti.

Ai bëri me dije se njësitet kompetente policore po merren me rastin.

Theksojmë se Trepça e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit triumfuan në finalen e pestë dhe vendimtare ndaj Yllit me rezultat 67:66.

Lexo edhe:  “A po vjen te ne… me kapelë”, opozita vendos kapele tek vendet e deputetëve të VV-së