Djali i heroit Afrim Bunjaku nënshkruan kontratën për punësim në ndërmarrjen NPL “Përparimi”

Jetlum Bunjaku, djali i policit hero, Afrim Bunjakut, është punësuar në një ndërmarrje publike në Vushtrri.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës, Ferit Idrizi.

“Shumë i gëzuar, që sot isha prezent në nënshkrimin e kontratës për fillimin e punës në kompaninë lokale “NPL PËRPARIMI”, të Jetlum Bunjakut, djalit të heroit të Kosovës Afrim Bunjaku.

Jetlum paç suksese, e punë të mbarë!”, ka shkruar Idrizi.

Lexo edhe:  Labinot Tahiri i ofron 1 mijë euro punëtorit të KEK’ut, pamjet e të cilit u bënë virale: Mu duk si me e pa babën tim