Leposaviq: Policia has në një person me uniformë e emblema të Serbisë, ia konfiskojnë e më pas e lirojnë

Policia mëngjesin e së shtunës ka arrestuar një person në Leposaviq, pasi i njëjti është hasur i veshur me uniformë në të cilin ishin të vendosura emblema të Serbisë, shkruan Reporteri.net.

Uniforma e tij është konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar.

Njoftimi i policisë:

Fsh. Tresava, Leposaviq 18.05.2024 – 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që është hasur – takuar i veshur me uniformë në të cilën kishte të vendosura emblema të Serbisë. Lidhur me rastin, pas konsultimit me prokurorin dhe gjyqtarin për kundërvajtje, është vendosur që uniforma të konfiskohet, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në Klinë të Epërme, përfshihet një veturë me mërgimtarë