Vidhen kabllot elektrike të Fabrikës së Plastikës që ishte djegur muaj më parë në Drenas

Në Komunën e Drenasit tek Parku i Biznesit, persona të panjohur kanë vjedhur kabllot elektrike të objektit të fabrikës që ishte djegur muaj më parë.

Policia në raportin 24 orësh njofton se rasti është duke u hetuar.

“Parku i Biznesit, Gllogoc 09.05.2024-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se, persona të pa njohur kanë vjedhur kabllot elektrike të objektit të fabrikës, e cila muaj më parë ishte djegur.  Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia e Kosovës.

Lexo edhe:  Dy djemtë rrahin nënën, arrestohen nga Policia e Kosovës