I dyshuari dhe i plagosuri në Prizren janë nga ky fshat, rasti u zbulua pasi viktima u dërgua në spital

Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan sonte në Nashec të Prizrenit, ku u plagos një person, për motive dhe në rrethana akoma të paqarta. Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, por i dyshuari ka arritur të ikë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari lidhur me këtë rast është Besnik Ukaj.

Ukaj dhe viktima e rastit janë nga fshati Korishë dhe rasti dyshohet se ndodhi pas një mosmarrëveshje momentale.

Sinjali merr vesh po ashtu se rasti u zbulua pasi viktima është dërguar në spital, prej ku është njoftuar Policia.

Ndryshe, i dyshuari Ukaj i cili është arratisur me veturën e tij, është emër i njohir për organet e rendit për shkak të të kaluarës së tij kriminale.

Ai është hetuar për rastin e rrahjes brutale më 22 janar 2022 në Prizren, për çka Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht atë kohë.

Ukaj po ashtu ka qenë i dënuar për vrasjen e Salajdin Ukimerit, rojës së pompës së benzinës “Alba Petrol”, më 21 maj 2008 në Prizren.

Lexo edhe:  Deputetja e Kuvendit të Kosovës lind binjakë