Konflikt familjar në Podujevë: Vjehrra dhe nusja përleshen mes vete për pronë, përfundojnë në Polici
Çdo ditë në vendin tonë raportohen dhjetëra raste të dhunës në familje, ku viktima janë zakonisht gratë që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga familjarët e tyre. Por nuk janë të rralla edhe rastet kur nga dhuna pësojnë edhe nuset të cilat kanë probleme me vjehrra.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Podujevë, ku dy grua dyshohen se janë kapur mes vete pas një mosmarrëveshje.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se vjehrra dhe nusja janë përleshur fizikisht me njëra – tjetrën e më pas në rrahje është përfshirë dhe vjehrri.
Ky i fundit tentoi t’i ndalojë dhe më pas u njoftua Policia.
Palët janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me rastin dhe u zbulua se motivi i sherri ka të bëjë me pronën
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.