Plagoset kryeministri i këtij shteti që nuk e njeh Kosovën

Robert Fico, kryeministër i Sllovakisë, të mërkurën është plagosur në një tentativë vrasje dhe është dërguar në spital, raporton Sky NEWS, përcjell Periskopi.

Plagosjen e Ficos e konfirmoi edhe nënkryetari i Parlamentit, Lubos Blaha.

Ngjarja ndodhi para Shtëpisë së Kulturës, ku Fico kishte ardhur për t’u takuar me mbështetësit. Policia bllokoi vendin e ngjarjes.

Lexo edhe:  Zhduket 14-vjeçarja në Prizren, familja kërkon ndihmë për ta gjetur