Vrasja në Bon Vivant, “Italianit” i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj
Andi Pajazitit i cili njihet me nofkën “Italiani”, i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë.
Ai është i dyshuar për vrasjen në lokalin “Bon Vivant”, e cila ndodhi natën e 4 gushtit të vitit 2023, në Prishtinë.
Lajmin për vazhdimin e masës së paraburgimit, e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, në një përgjigje për Klankosova.tv.
“Pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit A. P., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda më datë 03.05.2024 ka marrë Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore Prishtinë, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit A. P, i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses.