Shpallja e finalistit të dytë, Juli dhe Meritoni në televotim kokë më kokë

Dy banorët Juli dhe Meritoni janë vendosur në televotim direkt kokë më kokë.

Kjo përballje vendimtare do të përcaktojë se kush do të jetë finalist i dytë dhe do të bashkëngjitet me Romeon në garën për një vend në finale të këtij edicioni.

Në natën e të martës, publiku do të ketë në dorë fatin e tyre dhe do të vendosë përmes votimit kush nga këta dy banorë do të vazhdojë për të luftuar për titullin e fituesit.

Pasi ‘Vëllai i Madh’ bëri të ditur vendimin për televotim, Meritoni dhe Juli u shfaqën optimistë dhe të gatshëm për të përballur sfidën.

Ata shprehën falënderime dhe vlerësime për eksperiencën që kanë përjetuar gjatë kohës së kaluar në shtëpi, duke u shfaqur mirënjohës për mundësinë dhe mbështetjen që kanë marrë nga bashkëbanorët dhe publiku.

Romeo, finalist i parë i shpallur, tashmë do të presë të mësojë se kush do t’i bashkohet në finale. /Telegrafi/

Lexo edhe:  Aksidenti me tri viktima në Prizren, reagon vëllai i njërit shofer – publikon pamje të reja për të ‘shfajësuar’ Irfan Hotin