Personat që refuzuan të regjistrohen do të gjobiten, përgatiten gjobat ndaj tyre

Agjencia e Statistikave të Kosovës raportohet e ka përgatitur dosje për gjobë ndaj dy personave juridikë apo organizatave dhe rreth 17 personave fizikë individual që refuzuan të jenë pjesë e procesit të regjistrimit të popullsisë.

Sipas ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv në ASK, Avni Kastrati, deri më tani janë regjistruar mbi 1.2 milion banorë dhe 330 mijë të tjerë nga diaspora.

Në komunat veriore, siç ka thënë ai për “KP” janë regjistruar mbi një mijë qytetarë, pavarësisht thirrjeve për bojkotim nga Lista Serbe.

Po ashtu parashihen gjoba për qytetarët që refuzojnë të regjistrohen, derisa janë përgatitur dosje të cilat nuk janë bërë ende publike.

Ndyrshe, procesi i regjistrimit të popullsisë ka nisur më pesë prill dhe pritet të zgjasë deri më 17 maj 2024.

Lexo edhe:  KFOR-i kryen patrullime rutinore në Leposaviq e Zubin Potok