Tmerr në aeroplanin për në Frankfurt pasi 70 pasagjerë filluan të villnin
Fluturimi nga Mauritiusi për në Frankfurt të enjten u kthye në një tmerr për pasagjerët dhe stafin. Nga 290 pasagjerët, 70 prej tyrebefasisht filluan të mos ndiheshin mirë dhe vollën.
Aeroplani i linjës Condor aterroi në qytetin gjerman ku aty po prisnin një kontingjent i madh i shërbimeve emergjente.
Nuk dihet se çka e shkaktoi vjelljen, por të gjithë pasagjerët e prekur janë mirë.
Rastet e tilla kur dhjetëra pasagjerë mund të sëmurën gjatë fluturimit janë të rralla, raportoi DailyMail.
Rasti më ekstrem ka ndodhur në vitin 1975 nga helmimi me ushqim, kur aeroplani nga Alaska për në Paris u detyrua të aterronte në Kopenhagë. Nga 344 pasagjerët atëkohë, 197 u sëmurën.