Plas sherri mes fqinjëve në Prishtinë: Sulmohen dy persona, arrestohen të dyshuarit

Mosmarrëveshjet mes fqinjëve jo rrallëherë eskalojnë në përleshje e kanosje serioze dhe përfundojnë si raste në Polici, ku kërkohet ndihmë. Telashe të tilla mes kosovarëve janë mjaft të shpeshta dhe motivet shumë herë dalin të jenë zënkat momentale, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Xhevat Begolli” në Prishtinë, ku dy persona po dyshohen se kanë sulmuar fqinjët e tyre.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy të dyshuarit, njëri 33-vjeçar e tjetri 28-vjeçar, janë kapur me fqinjët e tyre, të cilët më pas i kanë rrahur, pas një mosmarrëveshje.

Pasi rasti është denoncuar në Polici, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Lexo edhe:  “Çka po m’këqyrni” I riu nga Peja kapet me pronarët e autolarjes, nxjerrë thikën dhe sulmon news image