Arrestohet një grua në Shtime, sulmoi babanë e saj

Në Shtimë, të hënën është arrestuar një grua pasi e njëjta pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar babanë e saj.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, viktima kishte pranuar tretman mjekësore, ndërsa e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar, babanë e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Lexo edhe:  Plani i dështuar për shantazh e çoi në burg personin po i kërkonte viktimës 10 mijë euro