E rëndë: Policia thotë se dyshohet që nëna me 3 fëmijët janë vetëmbytur

Policia e Shkodrës ka dalë me njoftim zyrtar për ngjarjen në Shkodër, sipas të cilës, pas kryerjes së hetimeve paraprake dhe marrjes në pyetje të të afërmve dhe disa personave ka rezultuar se, Ergys Arrazi ka dhunuar bashkëshorten dhe dyshohet se vajza 9-vjeçare është vetëmbytur në lumin Buna.

Zhdukja e nënës dhe fëmijëve të mitur në Shkodër, policia shoqëron bashkëshortin

Mister në Shkodër, nëna me 3 fëmijët e humbur prej 3 ditësh, njëri nga fëmijët gjendet i mbytur në Drin

Për pasojë ai është shoqëruar në polici dhe ndaj tij kanë nisur hetimet, ndërsa polumbarët vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të tre personave të tjerë.

NJOFTIMI I POLICISË SHKODËR:

Shkodër, hetimet e thelluara zbardhin një rast të dhunës në familje, që shkaktoi vetëvrasje. Vihet në pranga 31-vjecari, për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës.

9-vjeçarja është gjetur e pajetë, dyshohet e vetëmbytur në lumin Buna. Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet pasi dyshohet se janë vetëmbytur dhe bashkëshortja dhe 2 fëmijët e tjerë të 31-vjeçarit.

Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit E. A., 31 vjeç, të bërë më datë 03.05.2024, se më datë 02.05.2024, ishin larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39 vjeçe dhe 3 fëmijët e tyre të mitur (9, 8 dhe 3 vjeç), u ngrit një grup i posaçëm hetimor për të hetuar shkaqet e largimit nga banesa.

Bazuar në hetimet e kryera dhe inteligjenca policore, dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje.

Më datë 04.05.2024, u bë ndalimi i shtetasit E. A., 31 vjeç (i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike), për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”. Grupi hetimor ka vijuar hetimet dhe shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet për gjetjen e 39-vjeçares dhe 3 fëmijëve.

Lexo edhe:  Vdes aksidentalisht drenicasi 22 vjeçar në vendin e punës në Gjermani

Gjatë kontrolleve, rreth orës 22:00 të datës 04.05.2024, në ujërat e lumit Buna, në fshatin Darragjat, u gjet trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare të shtetasve E. A. dhe A. A., e cila dyshohet se është vetëmbytur si pasojë e dhunës nga babai i saj.

Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, vijon intensivisht punën për gjetjen e 3 shtetasve të tjerë të larguar nga banesa, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.