Cerifikohen snajperistë që do t’iu shtohen njësive të FSK-së
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se janë cerifikuar snajperistë që do t’iu shtohen njësive të FSK-së.
FSK ka bërë të ditur se tashmë është përmbyllur me sukses “Kursi Bazë për Snajper” në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS).
“Kursantët u trajnuan dhe u testuan në distanca dhe kalibre të ndryshme të qitjeve”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Zëvendëskomandanti i KDS-së, Kolonel Ilir Shyti, në fjalimin e tij ndër të tjera ka thënë se “profesionalizmi ushtarak është qenësor për zhvillimin e aftësive ushtarake, sidomos për qitës në distanca të largëta”.