Enver Sekiraqa dënohet me 25 vjet burgim
Enver Sekiraqa është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vjet burgim për shtytjen në vrasjen e policit Triumf Riza në vitin 2007, raporton Gazeta Sinjali.
Aktgjykimi u shpall sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, por që Sekiraqa nuk ishte prezent në sallë.
Kjo është hera e tretë që Sekiraqa dënohet për këtë rast.
Herën e parë, në vitin 2016, ai ishte dënuar me 36 vjet burgim, kurse në vitin 2019 me 20 vjet burgim.