“Paratë ose ta vrasim djalin”, qytetari thotë se polici e kërcënoi: Më kërkoi 3 milionë lekë që të jetoj në shtëpinë time
Fiks Fare publikoi mbrëmë rastin e një qytetari nga fshati Çiflig i Urës Vajgurore në Shqipëri, i cili kërcënohej nga një polic se do ta nxirrte nga shtëpia.
Kastriot Hoxha tregoi se para 7 vitesh ka blerë një shtëpi, për të cilën disponon certifikatë pronësie.
Por atë shtëpi, ai thotë se sapo e ka blerë, një polic, i cili njëkohësisht është edhe vëllai i komshiut të tij, që po e kërcënon se do ua shembin shtëpinë.
“Që kur e bleva shtëpinë polici, Miti Mata më kërkoi 3 milion lekë që të më linin rehat, por unë nuk ja dhashë se unë isha me letra të rregullta, tani nuk më lënë rehat, unë nuk pres dot as një ferrë në oborrin tim, se më thonë do të vrasim , do të presim, do të vrasim djalin“- thotë Hoxha.
Qytetari i përlotur tregon se nuk po rri rehat në një banesë që mezi e bleu, madje djali i tij nuk shkon në shtëpi prej më shumë se 6 vitesh vetëm për shkak të këtyre konflikteve.
“Ti nuk u more vesh kur ishte për të marrë, tani unë pres të vijnë nga Tirana dhe ta shembin shtëpinë”– thotë punonjësi i policisë. Edhe pse qytetari disponon certifikatën e pronësisë, polici i thotë se e ka false.